Të Reja

Home > Të reja > Aktivitete

Së bashku kundër Kancerit të Gjirit

Fushata “Bashkë kundër kancerit të gjirit – Burrat mbështesin fushatën rozë” e organizuar për të nëntin vit nga shoqata YWCA u mbyll ditën e premte dt. 27 Tetor, në qytetin e Lezhës, nga ku u dhanë mesazhe për të gjitha gratë e vajzat për kujdesin që duhet të tregojnë në parandalimin e kësaj sëmundjeje. 

Marshimit simbolik ndërgjegjësues iu bashkua Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë znj. Lindita Nikolla, Ambasadorja e BE-së në Tiranë znj. Romana Vlahutin, Zv. Ambasadori i SHBA-ve z. David Munz, Kryetari i Bashkisë Lezhë z. Fran Frrokaj, dhe shumë personalitete dhe qytetarë. ABI Bank, si një ndër mbështetësit kryesorë të fushatës, u përfaqësua në aktivitet nga punonjësit e saj, të cilët shprehën dëshirën për t’iu bashkuar marshimit dhe kauzës që ai përfaqëson. Përfaqësuesit e Bankës transmetuan për të pranishmit një mesazh sensibilizues dhe falenderues për organizimin e këtij aktiviteti në Lezhë, për organizatoret dhe pjesëmarrësit dhe mbështetjen që Banka Amerikane e Investimeve jep për aktivitete të tilla me impakt të rëndesishëm social.  

  

X