Individë

Home > Individë > Llogari rrjedhëse dhe kursimi

Llogari Rrjedhëse

Llogaria rrjedhëse bën të mundur të gjitha transaksionet si derdhje, tërheqje, transferta, pagesa qirash, pagesa faturash, veprime me çeqe, me karta etj.

Çfarë avantazhesh ka kjo llogari?

Me hapjen e llogarisë, klienti ka mundësinë të pajiset me kartë debiti Visa Electron dhe kartë krediti Visa Gold në monedhat LEK dhe EUR. Tërheqja e parave në ATM-të e Bankës Amerikane te Investimeve ose blerjet e kryera brenda Shqipërisë nëpërmjet kartës së debitit Visa Electron janë pa komision. Gjithashtu zero komision edhe për blerje të kryera brenda dhe jashtë Shqipërisë me kartën e kreditit Visa Gold.

Përveç këtyre, me anë të llogarisë rrjedhëse ju mund të kryeni veprimet e mëposhtme:

Pagesa në monedhën lokale ose në valutë
Pagesa brenda dhe jashtë vendit
Pagesa brenda degëve të Bankës Amerikane te Investimeve
Pagesa të të tretëve në llogari
Pagesa të sigurimeve shoqërore
Pagesa të faturave të energjisë elektrike
Pagesa të faturave të ujit
Pagesa të telefonisë celulare
Pagesa të qirasë

Cilat monedha pranohen për hapjen e kësaj llogarie?

LEK, EUR, USD, GBP etj.

Për më shumë informacion mbi llogaritë rrjedhëse, lexoni Kushtet e Punës.

__________________________

Banka jonë është anëtare e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Të gjitha llogaritë depozitë të çdo depozituesi shoqëri tregtare në Republikën e Shqipërisë te mbajtura pranë Bankës Amerikane të Investimeve SHA sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) deri në nivelin 2.500.000 (dymilion e pesëqindmijë) lekë ose e kundravlera e saj në monedhë të huaj, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 53/2014, “Për sigurimin e depozitave” të ndryshuar.

Për më shumë informacion drejtohuni në: Agjencia e Sigurimit të Depozitave.

X