Individ

Home > Individ > Kredi

Kredi me Peng Depozitën

Nëse nuk dëshironi të thyeni depozitën përpara datës së maturimit, kredia me peng depozitën është e përshtatshme për të plotësuar nevojat tuaja të momentit. Depozita juaj do të përdoret si kolateral për kredinë dhe ju do të vijoni të përfitoni interesat e depozitës normalisht.

Cfarë është kredia me peng depozitën?

Kredia me peng depozitën është kredi e shpejtë që iu jepet klientëve përkundrejt garancisë së një depozite që ata kanë në Bankën Amerikane të Investimeve.

Avantazhet:

  • Mundësi për të vendosur si garanci depozitën tuaj apo të një pale të tretë;
  • Vijoni të përfitoni interesat nga depozita juaj;
  • 0% komision për shlyerje para afatit.

Karakteristikat e kredisë me peng depozite:

Shuma e kredisë:

Shuma minimale: 100’000 Lek /1000 Euro/ 1000 USD
Shuma maksimale: 14’000’000 Lek/100’000 Euro/100’000 USD

Kredia ofrohet në monedhat Lek, Euro, Dollar

Afati i shlyerjes së kredisë është nga 6 muaj deri në 15 vjet.
Nga kredia me peng depozitën mund të përfitojnë të gjithë klientët individë, të cilët kanë një garanci monetare pranë Bankës Amerikane të Investimeve

Dokumentacioni i nevojshëm:

  • Dokument identifikimi
  • Vërtetimi i të ardhurave
  • Kopje e kontratës së depozitës me afat.

Për të parë Fletën e Standardizuar të Informacionit Parakontraktor, jeni të lutur të drejtoheni te dokumentacioni më poshtë. Për informacion më të detajuar në lidhje me Interesat e Kredisë shikoni Listën e Cmimeve.

_________________________________

*) Nëse norma e interesit në kredi varet nga EURIBOR dhe vlera e EURIBOR-it ka rënë nën zero, kjo vlerë do të konsiderohet zero për llogaritjen e normës së interesit.

Dokumenta me rendesi:

X