Individë

Home > Individë > Online banking

Online Banking

Platforma “Online Banking”

1. Çfarë është ABI Online Banking?

ABI Online Banking është një platformë elektronike e cila mundëson kryerjen e një sërë veprimesh/ shërbimesh bankare pa qënë të pranishëm në Bankë duke përdorur një website ose një aplikacion.

2. Cilat janë kanalet e ABI Online Banking?

ABI Online Banking mund të përdoret nëpërmjet dy mënyrave:

  • E-Banking – aksesimi i platformës nëpërmjet web browsers nga PC, Tablet, Mobile
  • Mobile Banking - aksesimi i platformës nëpërmjet aplikacionit në aparat telefoni celular ose tablet

3. Çfarë shërbimesh ofrohen?

Me anë të kësaj platforme, në kompjuterin tuaj ose telefonin celular ju mund të kryeni veprimet e mëposhtme pa qenë nevoja për t’u paraqitur në Bankë:

  • Kontroll të gjendjes së llogarive, depozitave me afat, kredive dhe kartave të kreditit
  • Kontroll të transaksioneve të kryera
  • Urdhër pagesa brenda Bankës
  • Urdhër pagesa brenda dhe jashtë vendit me mundësinë për shtim dokumentacioni justifikues për pagesat ndërkombëtare
  • Urdhër pagesa në favor të kompanive utilitare dhe telefonisë celulare
  • Urdhër pagesa në favor të Zyrës së Taksave, Dogana, etj
  • Autorizim me shumë përdorues: përdoruesi i dytë autorizon nga aplikacioni mobile transferta të regjistruara në web nga një përdorues tjetër
  • Komunikim interaktiv brenda platformës
  • Historik transaksionesh për një periudhë deri 1 vjeçare duke filluar nga momenti i aktivizimit të shërbimit.

4. Si të përdorni ABI Online Banking?

Për më shumë informacion ju ndihmojnë Pyetjet e Shpeshta (FAQ) dhe Videot Ndihmëse.

5. Siguria në Online Banking dhe Këshilla Sigurie

Për më shumë informacion mbi sigurinë në Online Banking, ju lutem të drejtoheni më poshtë:

Siguria ne E-Banking/ M-Banking

Këshilla Sigurie 

Për më shumë informacion, ju lutem drejtohuni në dokumentacionin e mëposhtëm.

ABI Bank ju kujton të përdorni shërbimin Online Banking për kryerjen e veprimeve bankare. Nëse nuk e keni aktivizuar këtë shërbim, ju ftojmë të aplikoni në degët tona.

  • Për çdo pyetje kontaktoni me bankierin tuaj personal, degën në të cilën operoni, ose na kontaktoni në adresën [email protected] 
  • Nëse keni aplikuar për E-Banking/ M-Banking ose jeni përdorues të tyre, dhe keni pyetje/ paqartësi/ kërkesa etj. ju lutem të kontaktoni në: Numrin e telefonit +355 44 512 145 ose në adresën e-mail: [email protected]

Dokumenta me rendesi:

X