Depozita Dimerore

Depozita dimërore në ABI Bank

Përfitim i lartë!

Afat i shkurtër!

Po kërkoni për interesat më të mira në treg? Dëshironi të kurseni dhe të mos prisni gjatë për përfitimin e kursimeve tuaja? Në ABI Bank do të gjeni ofertën që kërkoni. Ju ofrojmë interesat më të mira deri në 3%, për depozita me afat 18 mujor në Lek dhe me likuidim 3 dhe 6 mujor interesi.

Mos nguroni të përfitoni, pasi oferta është e limituar në kohë!

Karakteristika të produktit:

  • Afati i depozitës është 18 mujor.
  • Vlera minimale për të përfituar nga kjo ofertë është vetëm 50’000 LEK.
  • Ofrohet likuidim interesi çdo 3 dhe 6 muaj.
  • Në rast mbyllje të depozitës para afatit të maturimit, penaliteti i aplikuar nga Banka është humbja e interesit të akumuluar deri në atë periudhë. Në këtë rast do të përfitoni vetëm shumën fillestare të depozitës (principalin).

Normat e interesit:

Depozita 18 mujore me interes progresiv dhe likuidim interesi 3 mujor3M I3M II3M III3M IV3M V3M VI
1.00%1.40%1.80%2.20%2.60%3.00%
Depozita 18 mujore me interes progresiv dhe likuidim interesi 6 mujor6M I6M II6M III
1.00%2.00%3.00%

 

Kombinimi i sigurisë së ofruar nga Banka Amerikane e Investimeve me produktet më konkurruese në treg për fondet tuaja, janë zgjedhja e duhur për ju.

 

Avantazhe të depozitës:

              

Norma të larta interesi                                              

Afat i shkurtër

Fleksibilitet në tërheqjen e interesit

Siguri për fondet tuaja

 Ejani sot dhe stafi ynë profesional është i dedikuar t’ju ofrojë alternativën më të mirë për ju.

JU MIRËPRESIM!

 

Oferta është e vlefshme vetëm për klientët individë.

 

Të gjitha llogaritë depozitë të çdo depozituesi apo shoqëri tregtare në Republikën e Shqipërisë të mbajtura pranë Bankës Amerikane të Investimeve SHA sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) deri në nivelin 2.500.000 (dy milion e pesëqind mijë) lekë ose kundravlera e saj në monedhë të huaj, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 53/2014, “Për sigurimin e depozitave” të ndryshuar.

Për më shumë informacion drejtohuni në: http://asd.gov.al/sq/kreu/