Prona

Home > ABI Prona > Shtepi Private

Shitet shtëpi 2 kat me truall 328 m² në L.”Palorto”, Gjirokastër

  • QytetiGjirokastër
  • Lloji i PronësShtepi Private
  • Sipërfaqja174m2
  • Vendndodhja

Shitet shtëpi 2 kat me sipërfaqe trualli 328 m² dhe ndërtesë me sipërfaqe totale 174 m². Ndërtesa ndodhet në një zonë me ndërtime të ulta, në lagjen karakteristike të Gjirokastrës në një distancë rreth 500 m nga qendra e qytetit, 150 m në Veri të përroit të Granicës dhe rreth 250 m larg Muzeut Etnografik. Objekti është i përbërë nga 3 dhoma gjumi, 1 ambient dite, 2 tualete dhe një oborr i cili rrethon ndërtesën i cili aksesohet përmes një dere metalike e shinë për hyrjen e automjeteve.

Zona ku ndodhet prona ka karakter kryesisht rezidencial dhe komercial dhe përbëhet nga ndërtime të ulta tip vilash tipike për këtë qytet. Vendodhja e pronës është shumë e favorshme për banim si dhe për shërbim hotelerie.

< Kthehu tek kërkimi juaj
X