Visa Gold

Gjithçka…lehtësisht në dorën tuaj!
Karta e Kreditit VISA Gold e ofruar nga Banka Amerikane e Investimeve rivjen tashmë si një produkt akoma më konkurues në treg, duke ofruar karakteristikat më komode për të gjithë përdoruesit.

Karakteristikat kryesore të Kartës së Kreditit VISA GOLD:

– Të gjithë klientët të cilët do të hapin për herë të parë një Kartë Krediti Visa Gold do të paguajnë vetëm 50% të interesit vjetor në vitin e parë.
-Minimumi i pagesës mujore është vetëm 7%.
-Ju mund të mbani dy karta në Euro dhe në Lek brenda të njëjtit limit të akorduar nga Banka.
-Komision 0 në çdo blerje të kryer në POS (terminale shitje në dyqane, hotele, agjensi udhëtimi etj.) brenda dhe jashtë Shqipërisë.
-Interes vjetor konkurrues, 15% i aplikuar për limitin e përdorur.
-Ofrojmë siguri maksimale! Të gjitha kartat tona të kreditit janë të pajisura me një pajisje CHIP të ofruar nga kompania VISA me teknologjinë më të përparuar.
-Ju mund të paguani minimumin e faturës dhe pjesën tjetër mund ta paguani më vonë deri në maturimin e kartës.

Por përfitime tuaja nuk mbarojnë këtu…

• Rinovimi i kartës bëhet automatikisht.
• Përfitoni gjithashtu dhe një kartë debiti falas.
KUJTESË! Çdokush mund të pajiset me një kartë krediti VISA Gold, mjafton të paraqiteni në njërën nga degët tona me një dokument identifikimi dhe vërtetim të ardhurash, si dhe të plotësoni formularin e aplikimit.

Për të parë Kushtet Standarte të Kartës së Kreditit, klikoni këtu.

Për një përdorim të sigurtë të kartës tuaj, ju ftojmë të lexoni rregullat këtu.

Për më shumë informacion, ju mund të kontaktoni një nga 19 degët tona në të gjithë Shqipërinë ose të na kontaktoni si më poshtë:
Tel: + 355 4 2258 760
Email: visacard@abi.al
Web: www.abi.al