Llogari Rrjedhëse

A është kjo llogari e përshtatshme për mua?
Llogaria rrjedhëse bën të mundur të gjitha transaksionet si derdhje, tërheqje, transferta, pagesa qerash, pagesa faturash, veprime me çeqe, me karta etj.

Çfarë përfitimesh të tjera ka kjo llogari?
Me hapjen e llogarisë, klienti ka mundesine te pajiset me karte debiti Visa Electron dhe krediti Gold në monedhat LEK dhe EUR. Tërheqja e parave në ATM-të e Bankës  Amerikane Te Investimeve ose blerjet e kryera brenda Shqipërise nëpërmjet kartës së debitit Visa Electron janë pa komision. Gjithashtu zero komision edhe për blerje të kryera brenda Shqipërisë me kartën e kreditit Visa Gold.

Cilat monedha pranohen për hapjen e kësaj llogarie?
LEK, EUR dhe USD.

Ju duhet vetëm të paraqiteni pranë sporteleve të Bankes Amerikane te Investimeve në çdo Degë të saj në gjithë Shqipërinë.

Të gjitha llogaritë depozitë të çdo depozituesi shoqëri tregtare në Republikën e Shqipërisë te mbajtura pranë Bankës Amerikane të Investimeve SHA sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) deri në nivelin 2.500.000 (dymilion e pesëqindmijë) lekë ose e kundravlera e saj në monedhë të huaj, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 53/2014, “Për sigurimin e depozitave” të ndryshuar.

Për më shumë informacion drejtohuni në: http://asd.gov.al/sq/kreu/