Kredi per mjete likuide dhe Overdraft

A është kjo kredi e përshtatshme për mua?

Kredia për mjete likuide u ofrohet të gjithë atyre bizneseve që dëshirojnë të rrisin inventarin e tyre e të shlyejnë detyrime ndaj palëve të treta.

Cila është shuma e kredisë?

Shuma që ofrojmë me anë të kësaj kredie është një minimum prej 20,000 EUR dhe ekuivalentet në USD ose LEK.Cili është afati i shlyerjes së kësaj kredie?
Afati i shlyerjes së kredisë është deri në 3 vjet.Cila është pjesëmarrja e bankës në blerje?

Banka Amerikane e Investimeve krediton deri në 25% të xhiros vjetore bazuar në rezultatet financiare të vitit të fundit.

OVERDRAFT

A është ky shërbim i përshtatshëm për mua?

Shërbimi Overdraft u ofrohet atyre bizneseve që kanë nevojë të kryejnë tërheqje fondesh më të mëdha se ato që gjenden aktualisht në llogarinë e tyre bankare. Si rrjedhojë banka u bën të mundur të tërheqin shuma përtej llogarisë së tyre gjer në një kufi të paracaktuar.

Çfarë përfitimesh ka ky shërbim?
Me anë të Overdraft ju mund të paguani menjëherë shpenzimet afatshkurtra të biznesit tuaj. Nëqoftëse ju nuk keni fondet e duhura për të mbuluar shpenzime të paparashikuara dhe as kohën për të derdhur fonde në llogarinë tuaj bankare atëherë Overdraft është posaçërisht për ju.

 

*) Nese norma e interesit ne kredi varet nga EURIBOR dhe vlera e EURIBORIT ka rene nen zero, kjo vlere do te konsiderohet zero per llogaritjen e normes se interesit.