Privacy Policy

Politika e Privatësisë

Publikimi

Publikuesi ne faqen e internetit

Banka Amerikane e Investimeve SHA
Rruga e Kavajës, Ndërtesa 27, Hyrja 1, Njësia Bashkiake nr. 10, Kodi Postar 1001, Tiranë, Kompani aksionere shqiptare me kapital aksioner prej 49,065,873.60 Euro, e regjistruar në Regjistrin Tregtar me Vendim Gjykate nr. 20830, date 12 Shkurt 1999, me Numër Identifikimi të Personit të Tatueshëm J91725007P.

Mbajtësi i faqes:

“DM Consulting Services” – Rruga Luigj Gurakuqi, Pallati 4, Ap 5, Tirane

Refuzimet ligjore

Redaktori dëshiron që përdoruesit e faqes të marrin parasysh pikat e mëposhtëme:

Termat dhe kushtet për të hyrë dhe përdorur këtë faqe interneti

Kjo faqe interneti ofron informacion për klientët dhe jo-klientët e Bankës Amerikane te Investimeve. Produktet dhe shërbimet e përshkruara në këtë faqe interneti do të ofrohen dhe përdoren në përputhje me kushtet përkatëse kontraktuale dhe skedat e çmimeve dhe janë të rezervuara për klientët rezident në Shqipëri. Kjo faqe interneti rregullohet nga ligji shqiptar

Informacioni i dhënë në këtë faqe interneti

Kjo faqe përfshin informacione të dhëna nga kompanitë e jashtme , si dhe lidhje me faqe që nuk janë të zhvilluara nga Banka Amerikane e Investimeve. Përmbajtja e kësaj faqeje është e destinuar vetëm për informacion. Një lidhje në një faqe tjetër nuk tregon një miratim të asaj faqeje ose të përmbajtjes së saj. Ju jeni përgjegjës për përdorimin e informacionit të paraqitur në faqe të tilla në mënyrë kritike dhe të qartë . Botuesit nuk mund të jenë përgjegjës për informacionet , opinionet dhe rekomandimet e ofruara nga këto palë të treta. Të gjitha lidhjet në këtë faqe kërkojnë pëlqimin paraprak zyrtar të redaktorit . Ju kujtojmë lidhur me rreziqet që lidhen me transmetimin elektronik të të dhënave , duke përfshirë vonesat , fshirjet dhe pasaktësitë . Informacioni është dhënë ” siç është” , pavarësisht burimit.
Materiali në këtë faqe është përkthyer nga shqipja për lehtësi të lexuesit anglisht-folës. Megjithatë, vetëm teksti shqiptar ka vlerë ligjore . Si pasojë, përkthimi nuk mund të përdoret për të mbështetur ndonjë pretendim ligjor, dhe as nuk duhet të përdoret si bazë e ndonjë mendimi juridik. Banka Amerikane e Investimeve shprehimisht hedh poshtë çdo përgjegjësi lidhur me ndonjë pasaktësi këtu .

Çmimi

Hyrja në këtë faqe është pa pagesë. Kjo nuk përfshin ofrimin e shërbimeve të internetit dhe shpenzimet e thirrjeve, të faturohen drejtpërdrejt nga operatorët.

Mbrojtja e të dhënave

Në këtë faqe përdoruesi mund të hasë në forma apo formularë të ndryshëm si per shembull: Aplikimet per pune apo kerkese per informacion. Në fusha të ndryshme të këtyre formave apo formularëve mund të lindë nevoja për të futur të dhëna personale. Banka Amerikane e Investimeve thekson se dhenia e te dhenave personale eshte nje kerkese opsionale te cilen perdoruesi mundet ta jape vullnetarisht per te vijuar me tej me aplikimin per qellimin per te cilen ajo kerkohet (p.sh.: aplikim per pune).

Banka Amerikane e Investimeve siguron se te dhënat do të grumbullohen, perpunohen dhe ruhen nga banka ne perputhje te plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 date 10.03.2008 “Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale”, i ndryshuar. Banka Amerikane e Investimeve perdor masat e duhura të sigurisë dhe për të mbrojtur të dhënat kundër aksesit nga persona të paautorizuar dhe zbulimin e paautorizuar te informacionit, humbjes, manipulimit dhe shkaterrimit te informacionit.

Me plotësimin e çdo forme apo formulari dhe shtypjen e butonit të vazhdimit, përdoruesi pohon vërtetësine dhe saktësinë e të gjithë të dhënave të plotësuara prej tij dhe pranon të drejtën bankës për perpunimin e brendshëm te informacioneve te plotesuara, vetëm për qëllimin e kërkuar nga përdoruesi. Keto te dhena nuk i transmetohen paleve të treta të paautorizuara pa pelqimin e klientit, sipas kuardit te legjislacionit shqiptar per mbrojtjen e te dhenave personale. Banka garanton se do te perpunoje te dhenat personale persa kohe eshte e nevojshme per te permbushur qellimin per te cilin jane mbledhur te dhenat personale ose persa kohe eshte parashikuar ne dispozitat e Ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale”, i ndryshuar.

Bazuar në ligjin Nr. 9887 datë 10.03.2008 “Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale”, i ndryshuar përdoruesit i lind e drejta qe, nepermjet nje kerkese prane Bankes, te kerkoje te aksesoje te dhenat e tij personale si dhe te kerkoje korrigjimin apo fshirjen e tyre ne perputhje me kufizimet ligjore.

Kërkesat për informacion:
• Mbi produktet dhe shërbimet bankare: kërkesa do të përpunohet nga Banka Amerikane e Investimeve në zonën e përdoruesit ose nga dega me të cilën vepron përdoruesi
• Informacione të tjera, si informacionet shpjeguese financiare dhe njoftimet për shtyp, kërkesat për sponsorizime: informacioni do të përpunohet nga Departamenti i Marketingut
• Nëse përdoruesi bashkangjit një CV në baza spekulative ose i përgjigjet një oferte për punë nëpërmjet seksionit të punësimit në faqen e internetit: aplikimi do të përpunohet nga departamenti përkatës në Departamentin e Burimeve Njerëzore.
• Nëse përdoruesi dërgon informacione si sugjerime ose ankesa Departamenti i Ankesave do të merret me këtë hetim
• Ne mundet që, herë pas here, tu kërkojmë vizitorëve të plotësojnë online anketime të cilat mund të kërkojnë informacione personale kontakti (si psh adresa e postës elektronike). Informacioni i kontaktit nga anketimet do të përdoret për të komunikuar me vizitorin kur të jetë e nevojshme.
• Nëse ju mendoni se privatësia juaj është shkelur ju mund të na kontaktoni në çdo kohë në një prej degëve tona në adresat e dhëna në faqen e internetit. Stafi ynë do të jetë i gatshëm tju ofrojë ndihmën e kërkuar.

Cookies
Kur ju hyni në këtë faqe, informacioni mund të ruhet përkohësisht në kujtesën e kompjuterit tuaj ose në hard diskun e tij për ta bërë më të lehtë për ju që të lëvizni në faqe. Nëpërmjet kësaj ju pranoni se keni qenë të informuar për këtë praktikë dhe autorizoni Banken Amerikane te Investimeve të përdorë këto “cookies”.

Pronësia intelektuale
Kjo faqe do të konsiderohet si një tërësi e pandashme. Informacioni që përmban është rreptësisht për përdorim personal. Kopjimi apo transmetimi i ndonjë ose të gjithë këtyre të dhënave nuk është i lejuar. Të gjitha të dhënat (tekst, tinguj dhe imazhe) të përfshira në faqet e kësaj faqe janë pronë e Bankës Amerikane e Investimeve ose partnerëve e saj. Kopjimi, shfaqja apo shpërndarja e të gjitha ose një pjesë të përmbajtjes së kësaj faqeje, përveç për qëllime personale, është e ndaluar me çdo mënyrë. Çdo moszbatim i këtij rregulli, përbën shkelje dhe mund të sjellë dënime civile dhe penale. Është rreptësisht e ndaluar të përdoret ose kopjohet emri “Banka Amerikane e Investimeve” dhe / ose logo e saj, individualisht ose së bashku, për çfarëdo qëllimi, dhe në veçanti për qëllime reklamimi, pa pëlqimin paraprak me shkrim të Bankes Amerikane te Investimeve ShA.

Rreth partnerëve tanë
Ndërsa Banka Amerikane e Investimeve bën çdo përpjekje për të marrë informacionet e saj nga burime që konsiderohen të jenë të besueshëm, ajo nuk garanton se çmimet e kuotuara në faqen e saj janë të sakta, të besueshme, të plotë dhe të përditësuara. Çmimet e tregut të ofruara në faqen e Bankës Amerikane te Investimeve furnizohen nga Reuters për qëllime të informimit dhe janë të destinuara vetëm për përdorim personal. Këto çmime janë subjekt i ndryshimeve pa njoftim paraprak. Në përputhje me rrethanat, Banka Amerikane e Investimeve nuk pranon asnjë përgjegjësi të shprehur apo të nënkuptuar për saktësinë, apo dhënien në kohë të një informacioni të tillë.

Shkarkimi apo kopjimi i programit apo informacione të tjera nga faqja e Bankës Amerikane te Investimeve nuk do të transferojë të drejtën e pronësisë për programin ose informacionin e përmendur. Ju nuk mund të kopjoni, qoftë tërësisht apo pjesërisht, të transmetoni, qoftë elektronikisht apo me mjete të tjera, modifikoni ose përdorni faqen e Bankës Amerikane e Investimeve për qëllime publike ose tregtare, ose të krijoni lidhje me këtë faqe interneti, pa pëlqimin paraprak me shkrim të Bankës  Amerikane te Investimeve Sha. Të dhënat e ofruara në faqen e Bankës  Amerikane te Investimeve Sha janë pronë ekskluzive e pronarëve të tyre përkatës.