Përputhshmëria

Përputhshmëria është:

Respektimi i të gjitha rregulloreve bankare dhe financiare: dispozitave ligjore dhe rregullatore, standarteve profesionale dhe etike , procedurave të grupit.
Ruajtja e interesave të klientëve dhe mbrojtja e reputacionit të Grupit.

Siguria financiare

Si pjesë e Grupit NCH Capital, Banka Amerikane e Investimeve është subjekt i legjislacionit dhe rregulloreve te Grupit dhe të Shtetit Shqiptar për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit si dhe për zbatimin e embargove.

Njohja e Klientit është fokusi i Bankës

Veprimtaria e bankës bazohet në njohjen e mirë të klientit, për të përcaktuar origjinën e fondeve duke kontrolluar qëndrueshmërinë e transaksioneve bankare dhe financiare me biznesin e klientit dhe gjendjen financiare me ndihmën e KYC (Know Your Client/Njihni klientin tuaj).

Lufta kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit / zbatimi i embargove

Banka Amerikane e Investimeve ka hartuar politika të cilat kërkojnë zbatimin e masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit , të cilat përfshijnë kryesisht:

Rregullat e njohjes së klientit për të identifikuar dhe për të marrë informacion në lidhje me klientët apo përfituesit e tyre efektive.
Rregullat për identifikimin , dokumentimin dhe analizimin e transaksioneve të kryera nga klientet, me qëllim zbulimin e çdo shume ose transaksioni që mund të përbëjë pastrim parash apo financim të aktiviteteve terroriste.
Rregullat për raportimin e transaksioneve të dyshimta tek Njësia e Inteligjencës Financiare Shqiptare( FIU ).
Rregullat për arkivimin , trajnimin dhe kontrollin e brendshëm.
Banka Amerikane e Investimeve mbikëqyret nga Banka Qendrore e Shqipërisë , e cila, si aktor rregullator, siguron se banka është në përputhje me rregulloret.

USA Patriot ACT

Wolfsberg Group Questionnaire

 

Mbrojtja e Klientit

Në funksion të Përputhshmërisë , Banka Amerikane e Investimeve ka hartuar rregulla për të garantuar mbrojtjen e konsumatorëve. Këto rregulla mbulojnë reklamimin dhe vlefshmërinë e produkteve të cilat i shiten klientit.

Mbrojtja e interesit të klientit duhet të jetë efektiv në çdo fazë të marrëdhënies mes bankës dhe klientëve të saj , duke nisur nga dhënia e informacionit para- kontraktor , këshillimit të mëvonshëm, dhe gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës deri në përfundimit të këtij afati.

Përputhshmëria monitoron në mënyrë të rregullt ankesat duke përdorur një sërë treguesish të cilësisë (si kohëzgjatja e përpunimit , etj ).

Per te lexuar materialin e FATCA, ju lutem klikoni ketu.