Transferta Parash

Transferta e parave lejon dërgimin e fondeve nga një shtet në tjetrin në gjithë vendet e botës. Me anë të transfertës së parave, veprime si dërgim parash familjarëve, pagesa malli, pagesa transporti, etj., janë më të lehta se kurrë.

Pagesat mund të kryhen në LEK ose në monedhë të huaj. Pagesat në LEK kanë datëvalutë më të shpejtë dhe komisione më të ulta se transfertat në valute. Pagesat në monedhë të huaj dërgohen dhe vijnë nga të gjitha vendet e botës.

Për informacion mbi tarifat e transfertave të parave referojuni Kushteve të Punës.
Për informacion mbi datëvalutat, referojuni Kushteve të Punës.