Llogari rrjedhëse

Llogaria rrjedhëse bën të mundur të gjitha transaksionet si derdhje, tërheqje, transferta, pagesa qerash, pagesa faturash, veprime me çeqe, me karta etj.

Çfarë avantazhesh ka kjo llogari?
Me hapjen e llogarisë, klienti ka mundesine te pajiset me karte debiti Visa Electron dhe krediti Gold në monedhat LEK dhe EUR. Tërheqja e parave në ATM-të e Bankës Amerikane te Investimeve  ose blerjet e kryera brenda Shqipërisë nëpërmjet kartës së debitit Visa Electron janë pa komision. Gjithashtu zero komision edhe për blerje të kryera brenda dhe jashtë Shqipërisë me kartën e kreditit Visa Gold.
Përveç këtyre, me anë të llogarisë rrjedhëse ju mund të kryeni veprimet e mëposhtme:

  • Pagesa ne monedhën lokale ose në valutë
  • Pagesa brenda dhe jashtë vendit
  • Pagesa brenda degëve të Bankës Amerikane te Investimeve
  • Pagesa të të tretëve në llogari
  • Pagesa të tatimeve
  • Pagesa të doganave
  • Pagesa të sigurimeve shoqërore
  • Pagesa të faturave të energjisë elektrike
  • Pagesa të faturave të ujit
  • Pagesa të telefonisë celulare
  • Pagesa të qerasë


Cilat monedha pranohen për hapjen e kësaj llogarie?

LEK, EUR, USD, etj.

Për buletinin e normave të interesit të llogarive rrjedhëse, lexoni Kushtet e Punës.

Banka jonë është anëtare e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Të gjitha llogaritë depozitë të çdo depozituesi shoqëri tregtare në Republikën e Shqipërisë te mbajtura pranë Bankës Amerikane të Investimeve SHA sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) deri në nivelin 2.500.000 (dymilion e pesëqindmijë) lekë ose e kundravlera e saj në monedhë të huaj, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 53/2014, “Për sigurimin e depozitave” të ndryshuar.

Për më shumë informacion drejtohuni në: http://asd.gov.al/sq/kreu/