Llogari kursimi

A është kjo llogari e përshtatshme për mua?
Përveç përfitimit të interesit, llogaria e kursimit për individë bën të mundur depozitime e tërheqje në çdo moment. Zero komision për hapje.

Sa herë në vit aplikohet interesi?
Interesi llogaritet mbi gjendjen në fund të ditës dhe kreditohet në llogari në 25 Janar dhe 25 Korrik.

Çfarë avantazhesh ka kjo llogari?
Me hapjen e llogarisë, klienti ka mundësinë të pajiset me kartë debiti Visa Electron dhe krediti Gold.Tërheqja e parave në ATM-të e Bankës Amerikane të Investimeve ose blerjet e kryera brenda Shqipërise nëpërmjet kartës së debitit Visa Electron janë pa komision.

Cilat monedha pranohen për hapjen e kësaj llogarie?
LEK, EUR dhe USD.

Për buletinin e normave të interesit të llogarive pa afat, lexoni Kushtet e Punës.

Banka jonë është anëtare e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Të gjitha llogaritë depozitë të çdo depozituesi shoqëri tregtare në Republikën e Shqipërisë te mbajtura pranë Bankës Amerikane të Investimeve SHA sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) deri në nivelin 2.500.000 (dymilion e pesëqindmijë) lekë ose e kundravlera e saj në monedhë të huaj, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 53/2014, “Për sigurimin e depozitave” të ndryshuar.

Për më shumë informacion drejtohuni në: http://asd.gov.al/sq/kreu/