Internet Banking

@BANK ËSHTË PLATFORMA ONLINE E OFRUAR NGA BANKA AMERIKANE E INVESTIMEVE PËR TË GJITHË

Nëse jeni Individe

Për të aksesuar në e-banking është e nevojshme të pajiseni me “Emrin e përdoruesit” dhe “Fjalëkalimin”.

Nëse jeni Biznese

Për të aksesuar në e-banking është e nevojshme të pajiseni me “Emrin e përdoruesit” dhe “Fjalëkalimin”.

Përveç “Emrit të përdoruesit” dhe “Fjalëkalimit” të dhënë nga Banka ju mund te aksesoni E-banking duke kërkuar element sigurie shtesë siç jane USB, që përmbajnë çertifikatën dixhitale të klientit nëpërmjet të cilës ju mund të bëni transferta dhe në përfitues jo të përcaktuar.

Shërbime të ofruara

Me anë të kësaj platforme, në kompjuterin tuaj pa qënë nevoja për tu paraqitur në Bankë, ju mund të kryeni veprimet e mëposhtme:

  • Kontroll të gjendjes së të gjitha llogarive rrjedhëse
  • Kontroll të vlerës së depozitës me afat
  • Kontroll të transaksioneve me e-banking
  • Urdhër pagesa midis llogarive
  • Urdhër pagesa brenda Bankës
  • Urdhër pagesa brenda vendit
  • Urdhër pagesa jashtë vendit
  • Urdhër pagesa në favor të kompanive utilitare dhe telefonisë celulare: Ujësjellës, OSHEE, Albtelecom & Eagle Mobile, Vodafone, Telekom, Plus.
  • Urdhër pagesa në favor të Zyrës së Taksave, Dogana.
  • Dërgim i mesazheve Bankës për pyetje rreth e-banking / marrje mesazheve nga Banka.

Këto veprime janë vetëm për llogaritë e autorizuara. Të drejtat për veprimet e mësipërme përcaktohen sipas profileve Akses i limituar dhe Akses i plotë.

OFERTA SPECIALE PËR 6-MUAJ!!!

  • Zero Komision regjistrimi për të gjithë klientët.
  • Zero Komision mujor shërbimi për akses të limituar ose të plotë.

Për më shumë informacion, lexoni Kushtet e Punes.