Overdraft me peng depozitën

Overdrafti/Paradhënia bankare me peng depozitën është një kredi e shpejtë, e ideuar për të përmbushur nevojat tuaja afatshkurtra. Nëpërmjet kësaj kredie, ju mund të tërhiqni para kohe një pjesë të fondeve të depozitës me afat që keni në emrin tuaj dhe mund të ripaguani principalin në ditën e maturimit të depozitës me afat.

Avantazhet:

– Nuk kërkohet garantor.
– Vijoni të përfitoni interesat nga depozita juaj.
– 0% komision për shlyerje para afatit.

Karakteristikat e paradhënies bankare me peng depozitën:

-Shuma e kredisë:

Shuma minimale: 100’000 Lek /1000 Euro/ 1000 Dollarë
Shuma maksimale: deri në 90% të shumës së depozitës

-Paradhënia bankare me peng depozitën ofrohet në monedhat Lek, Euro dhe Dollar.

-Kredia dhe depozita do të jenë në monedhë të njëjtë.
-Afati i shlyerjes së kredisë është deri në maturimin e depozitës me afat.
Kjo është një kredi e dedikuar për të gjithë klientët individë, të cilët kanë një depozitë pranë Bankës Amerikane të Investimeve

-Dokumentacioni

– Dokument identifikimi
– Kopje e kontratës së depozitës me afat.

Për më shumë informacion mbi Paradhënien bankare/Overdraftin me peng depoziten, lexoni Informacionin e Standardizuar Parakontrator duke lexuar këtu.

 

*) Nese norma e interesit ne kredi varet nga EURIBOR dhe vlera e EURIBORIT ka rene nen zero, kjo vlere do te konsiderohet zero per llogaritjen e normes se interesit.