Kredi me Peng Depozitën

Nëse nuk dëshironi të thyeni depozitën përpara datës së maturimit, kredia me peng depozitën është e përshtatshme për të plotësuar nevojat tuaja të momentit. Depozita juaj do të përdoret si kolateral për kredinë dhe ju do të vijoni të përfitoni interesat e depozitës normalisht.

Cfarë është kredia me peng depozitën?

Kredia me peng depozitën është kredi e shpejtë që iu jepet klientëve përkundrejt garancisë së një depozite që ata kanë në Bankën Amerikane të Investimeve.

Avantazhet:

– Mundësi për të vendosur si garanci depozitën tuaj apo të një pale të tretë.
– Vijoni të përfitoni interesat nga depozita juaj.
– 0% komision për shlyerje para afatit.

Karakteristikat e kredisë me peng depozite:

-Shuma e kredisë:

Shuma minimale: 100’000 Lek /1000 Euro/ 1000 USD
Shuma maksimale: 14’000’000 Lek/100’000 Euro/100’000 USD

Kredia ofrohet në monedhat Lek, Euro, Dollar

Afati i shlyerjes së kredisë është nga 6 muaj deri në 15 vjet.
Nga kredia me peng depozitën mund të përfitojnë të gjithë klientët individë, të cilët kanë një garanci monetare pranë Bankës Amerikane të Investimeve

Dokumentacioni i nevojshëm:

a. Dokument identifikimi
b. Vërtetimi i të ardhurave
c. Kopje e kontratës së depozitës me afat.

Për informacione të mëtejshme mbi Kredinë me Peng Depozitën, lexoni Informacionin e standardizuar Parakontraktor duke klikuar këtu.

 

*) Nese norma e interesit ne kredi varet nga EURIBOR dhe vlera e EURIBORIT ka rene nen zero, kjo vlere do te konsiderohet zero per llogaritjen e normes se interesit.