Kredi me Kolateral

Kredi me Kolateral. Të thjeshta e të shpejta!

Kredia konsumatore me kolateral është e vlefshme për të gjithë klientët individë të cilët dëshirojnë të plotësojnë nevojat e tyre personale për mobilim shtëpie, arsye shëndetësore, blerje makine, blerje pajisjesh, pushime, arsimim dhe cdo qëllim tjetër individual.

Avantazhet:

– ABI Bank financon deri në 70% të vlerës së shpenzimeve. Në raste  të vecanta ky raport mund të jetë edhe më i lartë në varësi dhe të vlerës së kolateralit të ofruar.
– Norma të favorshme interesi.
– Procedura të shpejta aprovimi.

Kredia me kolateral ofron limite te larta nga 5000 –50’000 Euro ose ekuivalenti ne Lek me  afat maksimal shlyerje deri në 10 vjet.

-Dokumentacioni i nevojshem:

  1. Dokument identifikimi
  2. Vërtetim i të ardhurave
  3. Dokumentacioni i pronës

Për më shumë , lexoni Informacionin Parakontraktor duke klikuar këtu.

 

*) Nese norma e interesit ne kredi varet nga EURIBOR dhe vlera e EURIBORIT ka rene nen zero, kjo vlere do te konsiderohet zero per llogaritjen e normes se interesit.