Depozita Verore 3x3x3

Po kërkoni për interesat më të mira në treg? Dëshironi të kurseni dhe të mos prisni gjatë për përfitimin e kursimeve tuaja? Në ABI Bank do të gjeni ofertën që kërkoni.

Ju ofrojmë interesat më të mira deri në 3% ne vit, për depozita me afat 3 vjeçar në Lek dhe me likuidim 3 mujor interesi..

Mos nguroni të përfitoni, pasi oferta është e limituar në kohë!

Karakteristika të produktit:

  • Afati i depozitës është 3 vjet.
  • Vlera minimale për të përfituar nga kjo ofertë është vetëm 50’000 LEK.
  • Ofrohet likuidim interesi çdo 3 muaj.
  • Në rast mbyllje të depozitës para afatit të maturimit, penaliteti i aplikuar nga Banka është humbja e interesit të akumuluar deri në atë periudhë. Në këtë rast do të përfitoni vetëm shumën fillestare të depozitës (principalin).

Normat e interesit:

 

DEPOZITA ME AFAT 3 VJET

 

NORMA E INTERESIT

BANDALEK
 50’000 – 4’999’9992.50% në vit
5’000’000 – 14’999’9992.70% në vit
Mbi 15’000’000 3.00% në vit

Kombinimi i sigurisë së ofruar nga Banka Amerikane e Investimeve me produktet më konkuruese në treg për fondet tuaja, janë zgjedhja e duhur për ju.

Avantazhe të depozitës:

  • Norma të larta interesi;
  • Fleksibilitet në tërheqjen e interesit;
  • Nëse keni E-banking, ju mund të kontrolloni kudo në çdo moment gjendjen e llogarisë në depozitën tuaj;
  • Ofrojmë siguri për fondet tuaja;
  • Mundësi për të përfituar kartë krediti.

Ejani sot dhe stafi ynë profesional është i dedikuar t’ju ofrojë alternativën më të mirë për ju.

JU MIRËPRESIM!

Oferta është e vlefshme vetëm për klientët individë.

Të gjitha llogaritë depozitë të çdo depozituesi, shoqëri tregtare në Republikën e Shqipërisë të mbajtura pranë Bankës Amerikane të Investimeve SHA sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) deri në nivelin 2.500.000 (dy milion e pesëqind mijë) lekë ose kundravlera e saj në monedhë të huaj, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 53/2014, “Për sigurimin e depozitave” të ndryshuar.

Për më shumë informacion drejtohuni në: http://asd.gov.al/sq/kreu/