Depozitat Speciale

Të gjithë ne që duam të kursejmë zgjedhim përmes disa lloje të ndryshme depozitash…por gjithashtu të gjithëve na pëlqen që interesi i depozitës të na kalonte më shpesh në llogarinë tonë.

Banka Amerikane e Investimeve sjell një sërë depozitash me afate të ndryshme të cilat ofrojnë mundësinë e kalimit të interesit në varësi te zgjedhjes tuaj – cdo muaj/cdo tre muaj/cdo vit.

Këto depozita ofrohen si në Lek ashtu dhe në monedha te tjera si Eur apo Usd.

Për të gjitha këto depozita në rast mbyllje para kohe ju humbisni interesin e gjeneruar prej saj. Në të tilla raste ju këshillojmë të merrni një kredi me kolateral fondet tuaja apo një kartë krediti. Normat e interesit të aplikuara janë shumë konkuruese.

Për më shumë detaje lidhur me kushtet e këtyre depozitave ju lutem shikoni buletinin e publikuar për normat e interesit të depozitave.

Për më shumë Informacion, Ju mund të na kontaktoni në një nga 19 degët tona në të gjithë Shqipërinë.

Të gjitha llogaritë depozitë të çdo depozituesi shoqëri tregtare në Republikën e Shqipërisë te mbajtura pranë Bankës Amerikane të Investimeve SHA sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) deri në nivelin 2.500.000 (dymilion e pesëqindmijë) lekë ose e kundravlera e saj në monedhë të huaj, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 53/2014, “Për sigurimin e depozitave” të ndryshuar.

Për më shumë informacion drejtohuni në: http://asd.gov.al/sq/kreu/