Depozita për fëmijë “Smile”

A është kjo depozitë e përshtatshme për mua?
Depozita për fëmijë  “Smile” u ofrohet të gjithë atyre individëve që dëshirojnë të hapin një llogari për fëmijët e tyre. Mosha e fëmijës  për të cilin hapet kjo depozitë duhet të jetë 1 ditë deri në 15 vjeç  pa 1 ditë. Depozita hapet për një minimum  prej 3 vitesh dhe  rinovohet automatikisht deri në 15 vjet.

Sa herë në vit aplikohet interesi?
Llogaria e fëmijës tuaj përfiton interes dy herë në vit, në 25 Janar dhe 25 Korrik.

Cili është afati i maturimit i kësaj depozite?
Depozita quhet e maturuar kur fëmija mbush 18 vjeç ose kur depozita arrin 15 vjet.

Cila është shuma minimale sipas monedhave që pranohen për hapjen e një depozite me afat për fëmijë?

5,000 LEK, 50 EUR, 50 USD.

Për informacion më të detajuar për depozitën Smile shikoni ketu dhe lidhur me buletinin e normave te depozitës, shihni kushtet e punës.

Të gjitha llogaritë depozitë të çdo depozituesi shoqëri tregtare në Republikën e Shqipërisë te mbajtura pranë Bankës Amerikane të Investimeve SHA sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) deri në nivelin 2.500.000 (dymilion e pesëqindmijë) lekë ose e kundravlera e saj në monedhë të huaj, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 53/2014, “Për sigurimin e depozitave” të ndryshuar.

Për më shumë informacion drejtohuni në: http://asd.gov.al/sq/kreu/