Depozita me Shtim Kapitali

E dini se Ju mund të rrisni kapitalin e depozitës tuaj në 200%?!!

Çfarë lloj depozite është?

Depozita ka një afat 12 mujor, ajo ofrohet në LEK për individë ose persona fizikë.
Çfarë ofron konkretisht kjo depozitë?
Kjo depozitë ofron mundësinë e rritjes së kapitalit të depozitës deri në 200% të shumës së depozitës dhe deri në 10 milionë lek në total me rritjen gjatë gjithë periudhës.

Kryesorja është:
• Kapitali i shtuar përfiton të njëjtin interes.
Karakteristika të tjera ka?
• Shuma minimale për hapjen e kësaj depozite është 50’000 Lek
Pa dyshimin më të vogël ne ju qëndrojmë pranë me oferta të kompletuara.

Konkretisht:
1.Çdo individ që do të përdorë këtë depozitë, i ofrohet mundësia e marrjes së një Overdrafti duke patur si garanci pikërisht këtë depozitë.
2.Fondet e depozitës mund të përdoren si garanci për një kartë krediti.

Për buletinin e normave të depozitës, shikoni kushtet e punës.
Banka jonë është anëtare e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Të gjitha llogaritë depozitë të çdo depozituesi shoqëri tregtare në Republikën e Shqipërisë te mbajtura pranë Bankës Amerikane të Investimeve SHA sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) deri në nivelin 2.500.000 (dymilion e pesëqindmijë) lekë ose e kundravlera e saj në monedhë të huaj, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 53/2014, “Për sigurimin e depozitave” të ndryshuar.

Për më shumë informacion drejtohuni në: http://asd.gov.al/sq/kreu/