Depozita me Ndërprerje të Pjesshme

Depozita me Ndërprerje të Pjesshme

Përfitoni sa më shumë me Depozitën me Ndërprerje të Pjesshme, depozita më e përshtatshme për nevojat tuaja.

Depozita me Ndërprerje të Pjesshme ka nje afat 12 mujor, ajo ofrohet në LEK për individë dhe persona fizikë.

Interesat e Depozitës me Ndërprerje të Pjesshme publikohet pranë Bankës Amerikane të Investimeve nëpërmjet Buletinit të Normave të Interesit.

Karakteristikat kryesore të depozites janë:

Mundësia e ndërprerjes së pjesshme të depozitës është deri në 40% të shumës së depozituar.
Brenda afatit 12 mujor ju keni mundësinë deri në tre herë përgjatë kësaj periudhe për ndërprerje të pjesshme të depozitës.
Shuma e mbetur pas ndërprerjes së pjesshme vazhdon me të njëjtën normë interesi.

Sa është shuma minimale e depozituar për të përfituar këtë depozite?
-Ju mund të përfitoni depozitën duke depozituar shumën minimale prej 200’000 Lek.

Kush e përfiton këtë depozitë?

• Këtë depozitë mund ta përfitojnë klientët e rinj ose ekzistues që sjellin fonde për hapjen e kësaj depozite.

Avantazhet e Depozitës me Ndërprerje të Pjesshme:

Përfituesi i depozitës ka mundësinë të përfitojë një overdraft me cash kolateral.

Për buletinin e normave të depozitës, referojuni Kushteve të Punës.

Banka jonë është anëtare e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Të gjitha llogaritë depozitë të çdo depozituesi shoqëri tregtare në Republikën e Shqipërisë te mbajtura pranë Bankës Amerikane të Investimeve SHA sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) deri në nivelin 2.500.000 (dymilion e pesëqindmijë) lekë ose e kundravlera e saj në monedhë të huaj, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 53/2014, “Për sigurimin e depozitave” të ndryshuar.

Për më shumë informacion drejtohuni në: http://asd.gov.al/sq/kreu/