Depozita me afat

A është kjo depozitë e përshtatshme për mua?
Depozita me afat u ofrohet të gjithë atyre individëve që dëshirojnë të përfitojnë nga interesat e larta të Bankës  Amerikane te Investimeve duke depozituar një shumë parash që qëndron e paprekur nga klienti për një kohë të paracaktuar.

Sa herë në vit aplikohet interesi?
Interesi kalon në llogari në ditën e maturimit.

Cili është afati i maturimit te kësaj depozite?
Klienti mund të zgjedhë midis maturimit  1, 3, 6, 9 mujor si dhe 1, 2, 3 vjeçar.

Cila është shuma minimale dhe cilat monedha pranohen për hapjen e një depozite me afat?
50,000 LEK, 500 EUR dhe 500 USD.

Për buletinin e normave të interesit të depozitave me afat shikoni tek Kushtet e Punës.

Banka jonë është anëtare e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Të gjitha llogaritë depozitë të çdo depozituesi shoqëri tregtare në Republikën e Shqipërisë te mbajtura pranë Bankës Amerikane të Investimeve SHA sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) deri në nivelin 2.500.000 (dymilion e pesëqindmijë) lekë ose e kundravlera e saj në monedhë të huaj, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 53/2014, “Për sigurimin e depozitave” të ndryshuar.

Për më shumë informacion drejtohuni në: http://asd.gov.al/sq/kreu/