Burime Njerëzore

Home > Burime njerëzore > Mundësi punësimi

Specialist i Departamentit te Kujdestarise dhe Back Office

Pozicioni:                                    Specialist i Departamentit te Kujdestarise dhe Back Office

Vendndodhja:                             Tirane                  

Afati i fundit i aplikimeve           01 Maj 2024

Ne kërkojmë te rekrutojmë: Punonjës me përvoje dhe shume dinamik, ne pozicionin Specialist i Departamentit te Kujdestarise dhe Back Office.      

Raporton drejtpërdrejtë te:  Drejtuesi i Departamentit

Objektivi:

  • Rikonsilimi i pozicionit te hapur valutor te raportuar nga Departamenti i Thesarit.
  • Kontroll i te gjithe transsaksioneve te kembimeve valutore te performuara nga deget.
  • Ekzekutimi ne SWIFT i te gjitha transaksioneve te Departamentit te Thesarit (FX, MM, CA etj).
  • Permbushja e te gjithe detyrave si me poshte dhe atyre te kerkuara nga Drejtori I Departamentit.

Pergjegjesite kryesore:

  • Rregjistrimi ne sistem i te gjithe transaksioneve te kryera nga Departamenti i Thesarit, si MM, FX, Cash etj.
  • Rregjistrimi i transaksioneve me tituj (Tbills & Bonds) te realizuara ne tregun primar dhe sekondar per Banken dhe Klientet.
  • Rregjistrimi ne sistem i te gjithe transaksioneve te Depozitarit.
  • Rregjistrimi ne sistem i te gjithe urdher pagesave te urdherurara nga Fondi i Investimit dhe Pensionit drejt klienteve.
  • Rregjistrimi ne AFISAR i te gjithe transaksioneve me tituj.
  • Rregjistrimi ne sistem i diferencave te cash-it te depozituar ne Banken e Shqiperise.
  • Kontrolli dhe rregjistrimi ne sistem i diferencave te ardhura nga FX te cilat jane te ndryshme nga kursi i publikuar ne buletin.
  • Rregjistrimi i transaksioneve operacionale te cash-it blerje/shitje ne GL perkates.
  • Regjistrimi i transaksioneve te papostuara me kartë.
  • Kontrolli i transaksioneve te kryera nga degët (transaksionet në valutë dhe depozitat me afat), me kurs preferencial dhe me buletin.
  • Përgatit në baza ditore raportin e konsoliduar (për Ministrinë e Financave, Bankën e Shqipërisë, Departamentin e Pagesave dhe Bankës Korrespondente) të Bankës për shërbimet e agjentëve për mbledhjen e taksave dhe detyrimeve doganore.
  • Rikonsilimi i mesazheve SWIFT mbi transaksionet e ekzekutuara.
  • Rikonsilimi i portofolit te titujve të Bankës ne AFISAR, me regjistrin e titujve të mbajtur nga CBO.
  • Rikonsilimi i portofolit te titujve me Trial Balance.
  • Kontrolli i tiketave te Departamentit te Thesarit per investimet e kryera nga ata.
  • Kontrolli dhe rakordimi ne fund te dites i pozicionit te hapur valutor me Departamentin e Thesarit.
  • Kontroll mbi depozitat me afat dhe transaksionet në valutë.
  • Regjistrimi ne database te te gjitha deal-s te kryere nga Thesarit: FX, MM, Cash etj.
  • Arkivimi i dokumentacionit fizik të Departamentit.
  • Komunikimi me Departamentin e Thesarit, Sektorin Bankar Korrespondent të Pagesave dhe Degëve për çështje të ndryshme.
  • Çdo detyrë dhe/ose përgjegjësi tjetër e caktuar nga drejtuesi i Departamentit.

Kriteret e Pozicionit:

  • Diplome Universitare ne Ekonomik ose fusha te ngjashme;
  • Njohuri te mira te gjuhes Angleze (te shkruar dhe te folur);
  • Minimumi 3 vite eksperience ne Sektorin Bankar;
  • Aftesi te mira komunikimi dhe bashkepunimi ne grup;
  • Aftesi te mira analitike dhe organizuese;
  • Aftesi per te punuar ne limite kohore.         

Si te aplikoni:

Kandidatet e motivuar qe kerkojne nje pune dinamike dhe ekip profesional jane te mirepritur te aplikojne duke ndjekur keto hapa:

  • Dergoni CV tuaj ne adresen: [email protected]
  • Ne e-mail te specifikohet qarte emri i pozicionit per te cilen po aplikoni.

Ju lutem, mbani ne konsiderate qe vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen me tej nga stafi jone i Burimeve Njerezore.

X