Burime Njerëzore

Home > Burime njerëzore > Mundësi punësimi

Arkëtar/e, Dega Vlorë

Pozicioni:                                                   Arkëtar/e, Dega Vlorë

Vendndodhja:                                            Vlorë    

Afati i fundit i aplikimeve:                        1 maj 2024

Ne kerkojme te rekrutojme: Punonjes me pervoje dhe shume dinamik, ne pozicionin Arketar/e ne Degen Vlore.

Raporton drejteperdrejte te:  Drejtori i Deges / Supervizori Operacional/ Sherbim i Larte Klienti

Objektivi:

Siguron një ecuri normale dhe efektive të punës në fushën e Shërbimit të Klientit dhe Arketarit. Kryen shitje të produkteve dhe shërbimeve të Bankës dhe ofron një shërbim me cilësi të lartë për klientët që vijnë në Bankë

Pergjegjesite kryesore:

  • Te hape dhe te mbylle kasaforten e Deges ne prani te Supervizorit Operacional/Drejtorit te Deges.
  • Ka pergjegjesi per sigurine e parave (çeqeve, kartave dhe dokumentacioneve te tjera ne kasaforte) dhe mban çelesat e kasafortes ne Dege.
  • Te rikonciloje parate fizike te kasafortes me te dhenat e gjeneruara nga sistemi dhe te mbylle kasaforten ne bashkepunim me Supervizorin Operacional.
  • Te kryeje terheqjen e parave per klientet dhe te beje pagesa pas verifikimit te firmes, verifikimit te situates financiare te klientit dhe pas kontrollit te shumes ne forme te shkruar.
  • Te pranoje çeqe dhe para per depozitim, te verifikoje shumen dhe te verifikoje informacionet e plotesuara ne te dhe ligjshmerine e dokumentacionit.
  • Te regjistroje ne sistem transaksionet perkatese ne menyre qe te printoje saktesisht mandatin per klientin.
  • Te permbledhe te dhenat e arkes / kasafortes (Till/Vault) dhe te plotesoje permbledhjen e cash-it me shumat perkatese ne fund te çdo dite.
  • Te permbledhe dokumentat ditore te arkes dhe ATM-s dhe te kontrolloje rregullsine / saktesine e ketyre dokumentave.
  • Te dije me saktesi te gjitha manualet, instruksionet dhe procedurat qe kane te bejne me postin e punes se Arketarit dhe te informohet vazhdimisht per cdo ndryshim te bere.
  • Te numeroje manualisht kartmonedhat dhe monedhat per depozitim apo dorezim ne Zyrat Qendrore ne perputhje me procedurat perkatese duke informuar paraprakisht Voltin Qendror / Departamentin e Thesarit.
  • Te identifikoje kartmonedhat e fallsifikuara, te informoje Supervizorin Operacional / Drejtorin e Deges, te mbaje pergjegjesi per diferencen e cash-it.
  • Te identifikoje gabimet gjate kryerjes se transaksioneve kur balanca kredituese e debituese nuk perputhen.
  • Te vendose kartmonedhat ne kasaforten e dores sipas prerjeve.
  • Te kryej pagesat e kesteve te kredive dhe pagesat mujore duke verifikuar pagesen dhe shumen.
  • Te monitoroje balancen ne arke dhe te beje kerkese per cash te ri ne menyre qe te perballoje kerkesat ditore.
  • Eshte personi i autorizuar dhe pergjegjes per veprimet dhe shoqerimin e fondeve ne vlera monetare ne Banken e Shqiperise dhe Bankat e nivelit te dyte (ne deget qe e aplikojne).
  • Te klasifikoje dhe te vendose ne dosjet perkatese mandatet, ceqet, etj.
  • Te ruaje konfidencialitetin e cdo transaksioni te kryer.
  • Ne rast sjelljesh te dyshimta, raporton te punonjesi i Sigurise ne Dege. Ne rast vjedhje, te perpiqet te qendroje i qete dhe ndjeke procedurat bankare per sigurine e klienteve dhe stafit.
  • Ne raste rreziku, te shyp butonin e alarmit qe ndodhet nen tavolinen e punes.
  • Te jete pjese integrale e skuadres ne informimin e klientit per produktet dhe sherbimet qe ofron banka dhe ta drejtoje klientin tek personi pergjegjes ne dege.
  •  Te referoje kliente te rinj dhe te shese produktet e bankes tek klientet e rinj dhe ekzistues.

Kriteret formale:

  • Te jete i diplomuar ne fushen e Ekonomise apo fusha te ngjashme.
  • Eksperience e meparshme pune konsiderohet nje avantazh.
  • Te kete aftesi te mira matematikore.
  • Te jete i komunikeshem dhe te kete aftesi per te ndertuar mardhenie te mira me klientin.
  • Te jete praktik dhe i kujdesshem ndaj punes.
  • Te jete i afte te punoje nen presion.

Si te aplikoni:

Kandidatet e motivuar qe kerkojne nje pune dinamike dhe ekip profesional jane te mirepritur te aplikojne duke ndjekur keto hapa:

  • Dergoni CV tuaj ne adresen: [email protected]
  • Ne e-mail te specifikohet qarte emri i pozicionit per te cilen po aplikoni.

Ju lutem, mbani ne konsiderate qe vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen me tej nga stafi jone i Burimeve Njerezore.

X