Burime Njerëzore

Home > Burime njerëzore > Mundësi punësimi

Drejtor Dege, Dega Vlore

Pozicioni:                                                 Drejtor Dege, Dega Vlore

Vendndodhja:                                          Vlore

Afati i fundit i aplikimeve:                      1 maj 2024

Ne kerkojme te rekrutojme: Punonjes me pervoje dhe shume dinamik, ne pozicionin Drejtor Dege ne Degen Vlore               

Raporton drejteperdrejte te:  Drejtor i Divizionit te Shitjeve te Rrjetit

Objektivi:

Menaxhon, kontrollon dhe planifikon burimet e deges per te siguruar mbarevajtjen e aktivitetit ditor te deges si dhe realizimin e objektivave.

Jep kontributin maksimal per rritjen me perfitueshmeri te bankes me udhezimet strategjike dhe ne perputhshmeri te plote me politikat, procedurat dhe rregulloret e Bankes.

Pergjegjesite kryesore:

Burimet Njerezore

  • Te supervizoje burimet njerzore te Deges duke ndjekur rregulloret dhe procedurat ne fuqi, qe nga etika e veshjes, sjellja dhe prezantimi ne perputhshmeri te plote me Politiken e Burimeve Njerezore.
  • Te organizoje punen sipas ngarkeses se punes, numrit aktual te personelit ne pune, duke patur qellim permiresimin e sherbimit te klientit.
  • Te kerkoje trajnim dhe zhvillim te personelit sipas nevojave dhe zhvillimeve te fundit ne pune.
  • Te siguroje qe i gjithe stafi eshte familjar me te gjitha manualet, instruksionet dhe procedurat lidhur me sherbimin dhe produktet bankare.
  • Te kryeje vleresime periodike te performancave per personelin dhe te ndjeke procesin e promovimit, bazuar ne gjykimin e tij mbi kualitetin e punes se personelit.
  • Eshte pergjegjes per raportimin dhe dergimin korrekt te prezences ne pune te stafit te deges tek Divizioni i Kanaleve te Shperndarjes dhe Suportit te Rrjetit dhe Divizioni i Burimeve Njerezore, te cdo ndryshimi te situates se personelit te tij (leje afat-gjata si leje lindje, semundje, status civil, mungesa, etj.).
     

Marketing / Mardheniet me publikun

  • Te perfaqesoje denjesisht ABI BANK ne komunitetin ku dega operon.
  • Te drejtoje dhe te organizoje mbledhje me klientet ekzistues dhe potenciale per te promovuar produktet e bankes dhe per te realizuar shitjen e ketyre produkteve. Te mbaje kontakte te rregullta me klientet.
  • Te vendose mardhenie bashkepunuese me institucionet lokale publike dhe te marre pjese ne aktivitetet e organizuara nga ata.
  • Te monitoroje reagimet e klienteve per sherbimin e ofruar nga stafi i deges dhe te marre masa te vazhdueshme per permiresimin e kualitetit te tij, duke siguruar qe ofrohet asistence e plote dhe me kualitet tek klientet.
  • Te monitoroje sjelljen e klientit ne treg dhe te kryeje vezhgime te posacme. Te mbledhe te dhena dhe te analizoje situaten ekonomike, trendet e pergjithshme dhe te sektoreve specifike te ekonomise.
  • Te jete ne koherence me konkurencen e tregut, per te identifikuar avantazhet dhe disavantazhet e produkteve dhe sherbimeve te ABI-t dhe te beje propozimet per ndryshime potenciale duke patur si qellim maksimizimin e rezultateve.
  • Te perpiloje dhe implementoje plane afatshkurtra per shitjet e produkteve retail ne perputhje me planin vjetor te aprovuar.
     

Ceshtjet administrative dhe te sigurise

  • Drejtori i Deges eshte personi pergjegjes per sigurine e deges ne perputhje me rregulloret dhe rregullat e percaktuara nga Zyra Qendrore.
  • Te aplikoje kushtet e percaktuara ne kontraten e sherbimit, mbrojtjes dhe sigurise se objektit nga Kompania private e sigurimit.
  • Te mbaje nen kontroll funksionimin e sistemit te alarmit ne cdo kohe, dhe ne cdo kohe kur bie alarmi (brenda dites se punes dhe vecanerisht pas orarit zyrtar), ne bashkepunim me Zyren Qendrore.
  • Te njoftoje departamentin perkates per cdo problem apo difekt teknik te sistemit te alarmit, te pajisjeve te vezhgimit dhe kontrollit, per te marre masa per riparimin e tyre.
  • Te sigurohet per zgjidhjen e ceshtjeve qe lidhen me sigurine e objektit te deges te paraqitur nga punonjesi i sigurise fizike.
     

Raportimi / Bashkepunimi me Zyrat Qendrore

  • Te ndjeke analizat periodike te organizuara nga Zyrat Qendrore, te sqaroje rastet, te justifikoje devijimet nga plani i aprovuar dhe te informoje personelin e deges mbi situaten financiare pas ketyre analizave.
  • Te ekzaminoje raportet e Auditit, duke pergatitur planin e nevojshem per te korigjuar problemet ne aktivitetin e deges, te ndjeke te gjitha rekomandimet dhe sugjerimet e perfshira ne raportin e kontrollit dhe te raportoje rezultatet tek strukturat perkatese ne Zyrat Qendrore.
  • Te propozoje planin e buxhetit per vitin tek Divizioni i Rrjetit ne perputhje me objektivat e pergjithshme te bankes.
     

Kredidhenia dhe Administrimi i kredive

  • Te propozoje te gjitha rastet e kredive tek strukturat pergjegjese ne Zyrat Qendrore, pasi te bindet qe klienti i ploteson kushtet per kredidhenie, kredibilitet dhe integritet.
  • Te sigurohet qe dosjet e kredidhenies se klientit jane pergatitur ne perputhje me procedurat e percaktuara ne Manualin e Kredise dhe dokumentaconi i perfshire eshte korrekt bazuar ne rregullat e percaktuara.
  • Te firmose te gjitha kontratat e kredive dhe kredive hipotekore, anekset specifike, etj.
  • Te siguroje permbushjen e te gjitha kushteve perpara disbursimit te kredise.
  • Te siguroje qe kredia do te perdoret ne perputhje me vendimin e Komitetit te kredise.
  • Te organizoje vizita periodike tek klientet ekzistues kredimarres dhe te informohet mbi perdorimin e kredise.
  • Te siguroje qe dega ka dhe perfundon ne kohe dokumentacionin e nevojshem per rishikimin e situates financiare te klientit nje here ne vit ose me shpesh sipas kerkeses.
     

Organizimi / Koordinimi

  • Te ndjeke rezultatet dhe ti raportoje ato tek supervizoret (Divizioni i Rrjetit dhe strukturat e Zyrave Qendrore sipas kerkeses dhe sipas nivelit te autoritetit).
  • Te siguroje organizimin e punes, koordinimin dhe monitorimin e permbushjes se procesit te punes sipas programit.
     

Detyrat e pergjithshme

  • Te realizoje targetet e deges te aprovuara nga Zyrat Qendrore.
  • Te ndjeke rregulloret lidhur me punen per ti lejuar deges nje adaptim te shpejte dhe te informoje personin pergjegjes ne dege per zhvillimet dhe ndryshimet e rendesishme.
  • Te ushtroje kontrollin e nevojshem per te shmangur devijimet nga Politikat dhe objektivat e pergjithshme si edhe standartet e aplikimit; te njoftoje strukturat e Zyrave Qendrore lidhur me devijimet e identifikuara.
  • Te analizoje raportet ditore te gjeneruara nga sistemi dhe te kontrolloje situaten ditore dhe zhvillimet e rendesishme.
  • Te kryeje detyra te tjera te deleguara nga supervizoret.
     

Kriteret formale:

  • Diplome universitare ne fushen e Ekonomise
  • Te kete minimalisht 3 vite eksperience ne industrine bankare
  • Aftesi drejtuese
  • Njohuri te mira te gjuhes Angleze
  • Te kete aftesi te mira ne komunikim, prezantim, koordinim
  • Te kete njohuri te mira ne perdorimin e kompjuterit
  • Te kete njohuri shume te mira te rregulloreve
  • Te kete njohuri te avancuara ne sektorin bankar
  • Te jete i afte te menaxhoje mire stresin ne pune
     

Si te aplikoni:

Kandidatet e motivuar qe kerkojne nje pune dinamike dhe ekip profesional jane te mirepritur te aplikojne duke ndjekur keto hapa:

  • Dergoni CV tuaj ne adresen: [email protected]
  • Ne e-mail te specifikohet qarte emri i pozicionit per te cilen po aplikoni.

Ju lutem, mbani ne konsiderate qe vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen me tej nga stafi jone i Burimeve Njerezore.

X