Investo në Optimizëm – Fushata Korporative e ABI Bank

14 Mars 2016- Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank) ka lançuar fushatën e re korporative dhe spotin “Investo në Optimizëm!…mirënjohje dhe respekt për popullin dhe vendin tonë”.

Kjo fushatë ka në qendër të saj optimizmin, i cili shërben si një motor promovues vlerash dhe motivimi për realizimin e çdo ëndrre, përpjekjeje dhe nisme të re dhe përputhet plotësisht jo vetëm me misionin e bankës por dhe me sloganin e ri të sapolançuar nga ABI Bank i cili është “Investo në optimizëm”.

ABI Bank beson se fokusi për zhvillimin e sektorëve të rëndësishëm të ekonomisë i të gjithë aktorëve në treg do kenë ndikim pozitiv afatgjatë për sistemin bankar dhe ekonominë shqiptare në tërësi.

Video Promocion